Interi mposhtet nga Torino

08 prill 2018 | 14:35

Goli i shënuar nga Adem Ljajiq (36), doli të jetë vendimtar për fituesin e ndeshjes Torino-Inter (1-0).

Interi pati më shumë nga loja, por në fund është dashur të pajtohet me humbje. Tash kjo skuadër është në vendin e katërt me 59 pikë, një më pak se Roma në vendin e tretë, dhe dy më shumë se Lazio në vendin e pestë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër Torino zë vendin e 10 por tani me 45 pikë, gjashtë më pak se vendi i gjashtë, Milani.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ua ka uruar…