Interi mposhti Udinesen
02 shkurt 2020
| 22:52
Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Udineses, me rezultatin 0-2.
Ekipi i Contes nuk e ka pasur shumë të lehtë të marrë këtë trepikësh ndaj Udines, pasi të dy golat i shënoi në pjesën e dytë, me anë të Lukakut.
Sulmuesi belg gjeti golin e avantazhit, në minutën e 64-të, Ndërkaq 7 minuta më vonë gjeti dhe golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.
Kështu Interi ka shkuar në kuotën e 51 pikëve, tre më pak se Juventusi i vendit të parë. Udineze nga ana tjetër mbetet në kuotën e 24 pikëve në vendin e 15-të.