Interi mposhti Venezian

12 janar 2025 | 17:06

Interi ka arritur që të fitojë me rezultat 0-1 kundër Venezias në kuadër të xhiros së 18 të Serie A. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Darmian në minutën e 16-të.

Inter tashmë ka një pikë më pak se Napoli – që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar – në Serie A dhe mund ta rrëmbej pozitën e parë në elitën e futbollit italian, nëse arrin që të fitojë në ndeshjen e mesjavës kundër Bolognas.

Goli i parë i Interit erdhi herët në pjesën e parë kur Matteo Darmian shfrytëzon një top të mbetur në zonë dhe godet saktë duke shënuar në këndin e poshtëm të djathtë të portës në minutën e 16.

Për këtë reaguan futbollistët e ekipit vendas ku u kërkua që goli të rishikohet me VAR dhe këtë e bëri gjyqtari i ndeshjes Marco Piccinini, i cili pas dy minutash konfirmoi golin e Interit.

Venezia ishte afër për të barazuar ndeshjen në minutën e 50-të me Issa Doumbia, i cili kontrolloi topin mirë në zonë dhe bëri një goditje të fortë në drejtim të mesit të portës, por Yann Sommer bën një pritje të jashtëzakonshme duke ia mohuar golin atij.

Interi përsëri ishte afër të shënoi me Davide Frattesin në minutën e 67-të, i cili përfitoi nga një pasim i gabuar në zonë nga ekipi kundërshtar. Ai goditi në drejtim të mesit të portës, por gjuajtja nuk paraqiti problemet për portierin Filip Stankovic.

Venezia humbi një rast ideal për të shënuar gol në minutën e 74-të kur Gianluca Busio humbi një mundësi të artë pasi merr një pasim të mrekullueshëm në buzë të zonës dhe gjuan drejt portës duke goditur shtyllën e djathtë të portës së Sommer.

Interi me këtë fitore ngritët në vendin e dytë në Serie A me 43 pikë, një më pak se Napoli që është në vendin e parë, derisa Venezia mbetet në vendin e parafundit me vetëm 14 pikë.

Ndeshjen e ardhshme e Venezia do të luhet më 19 janar si mysafirë i Parmës derisa Inter pret në Meaza skuadrën e Bolognas më 15 janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ceremoninë hapëse të fushatës së koalicionit AAK-Nisma-E30, janë prezantuar…