Interi ndalet nga Bologna

15 janar 2025 | 22:47

Interi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Nerazzurët u ndalën nga Bologna në barazimin 2-2 në “Giuseppe Meazza”.

Pas 15 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Castros që u asistua prej Moro.

Por, katër minuta më vonë, Denzel Dumfries barazoi shifrat në 1-1.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Lautaro Martinez (45+1’) përmbysi shifrat në 2-1 me një asistim te Federico Dimarcos.

Në minutën e 64-të, Bologna i barazoi shifrat në 2-2 me anë të Holm, ndërsa Orsolini ishte asistuesi.

Pas javës 19-të, Interi ka 44 pikë, tri më pak se Napoli që është lider, ndërsa në xhiron e 20-të takohen me Empolin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Florin Krasniqi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe partinë…