Interi ndan pikët me Atalantën, Roma mposhti Genoan
08 nëntor 2020
| 16:52
Skuadra e Interit nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Atalantën, e cila përfundoi 1-1.
Në minutën e 58-të, Lautaro Martinez realizoi për 0-1. Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 79-të, autor i golit ishte Aleksey Miranchuk. Për vendasit luajti Berat Gjimshiti, i cili përveç se pati një paraqitje të mirë është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.
Sot, Roma mori tri pikë në fushën e Genoas (1-3). Tri golat për kryeqytetasit italian i shënoi Henrikh Mkhitaryan, derisa për vendasit shënoi Marko Pjaca. Baras pa gola, kanë luajtur Torino dhe Crotone.
(Epoka e re)