Interi në garë për Llorenten

30 nëntor 2020 | 17:53

Interi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit spanjoll, Fernando Llorente. Sulmuesi spanjoll ka kërkuar largimin nga Napoli gjatë afatit kalimtar të janarit pasi këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka punuar më herët me Llorenten te Juventusi dhe e sheh sulmuesin spanjoll si lojtar të duhur për sulmin.

Llorente ka kontratë me Napolin deri në fund të këtij edicioni, kurse Interi është i gatshëm të paguajë rreth dy milionë euro për transferimin e tij në janar. Sulmuesi 35-vjeçar iu bashkua Napolit në verën e vitit të shkuar nga Tottenhami, kurse karrierë ka bërë edhe te Sevilla e Bilbao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…