Interi në garë për yllin e Barçës

25 qershor 2021 | 13:12

Interi nuk ka ndërmend ta ndalë fushatën e merkatos për përforcimin e ekipit pasi ka siguruar Calhanoglu nga Milani.

Sipas “Mundo Deportivo”, zikaltrit kanë vënë në shënjestër Jordi Alban e Barcelonës. “Inter do Alba-n”, ka qenë titulli i së përditshmes spanjolle. “Në ofertën e zikaltërve mund të përfshihen disa lojtarë që i pëlqejnë Barçës”.

Asnjë fjalë për shifra ose për emrat e lojtarëve që mund të përfshihen në operacion. Megjithatë, dihet prej kohësh se Barça pëlqen shumë Lautaro Martinez. Gjithsesi, Demi nuk është më një prioritet i katalanasve pas marrjes së Agueros dhe Depayt, por edhe për shkak të kërkesës 80-90 milionë euro të Interit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oriola Marashi ka postuar një set fotografish që i ka…