![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/6DED40AD-8C66-46C8-A1A7-EECCA7F7BA0B.jpeg)
Interi në gjysmëfinale të Champions League, përballet me Milanin
19 prill 2023
| 23:13
Skuadra e Interit ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League.
Zikaltërit sonte barazuan me Benfican në ndeshjen e kthimit me rezultat 3-3, por kalojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 5-3.
Golat për Interin i shënuan Barella 14′, Lautaro Martinez 65′ dhe Correa 78′.
Te Benfica realizuan Aursnes 38′, Antonio Silva 86′ dhe Musa në 90+5.
Në gjysmëfinale interi do të përballet me rivalët lokal, AC Milan.