Interi në janar e dëshiron Ozilin
10 dhjetor 2018
| 13:14
“The Sun” raporton se Arsenali ka vendosur të nxjerrë në shitje mesfushorin gjerman Mesut Ozil.
Mesfushori u transferua te Arsenali nga Reali i Madridit në verën e vitit 2013 dhe mund të largohet nga “Topçinjtë” për vlerën e 28 milionë eurove.
Mesfushori gjerman, që nuk ishte grumbulluar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës londineze, rrezikon që të qëndrojë 2 muaj jashtë fushave për shkak të problemeve në shpinë që iu shfaqën për shkak të qëndrimit të gabuar të tij teksa luante me orë të tëra në “Playstation”. Skuadra e interesuar për transferimin e Ozilit është Interi.