
Interi nuk e shkarkon Inzaghin
24 mars 2022
| 10:30
Pavarësisht prej rezultateve të dobëta në javët e fundit, Interi merr vendimin që Simone Inzaghi do të vijojë që të jetë pjesë e skuadrës.
Lajmi është dhënë nga mediet italiane. Drejtuesit e klubit e vlerësojnë se Inzaghi ka përmbushur çdo pritshmëri, pasi objektivi minimal ishte sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
Gjithsesi tifozët zikaltër kërkojnë edhe mbrojtjen e titullit kampion. Klubi ka nisur që tani punën për projektimin e skuadrës së edicionit të ardhshëm edhe pse çdo llogari në Serinë A mbetet e hapur. Për momentin Milani ka 66 pikë, 3 më shumë se Napoli i vendit të dytë dhe 6 nga Interi i vendit të tretë.