
Interi nuk ka të ndalur në Serinë A
28 shtator 2019
| 22:06
Interi vazhdon të jetë perfekt në Serinë A. Skuadra zikaltër mundi edhe Sampdorian në Genova me rezultatin dhe tani është me 18 pikë të plota pas 6 javëve.
Interi mori avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë me Sensin dhe më pas me Sanchez.
Sampdoria shkurtoi diferencën me Jankton, por Gagliardini mbylli të gjitha llogaritë e sfidës duke shënuar golin që fiksoi rezultatin 3-1.