Interi nxjerr në shitje Eriksenin
Christian Eriksen ishte afrimi i bujshëm i Interit në afatin kalimtar të janarit, por ai mund të largohet që këtë verë.
Antonio Conte duket se nuk e miratoi asnjëherë këtë afrim dhe kjo u pa qartë edhe me hapësirat e pakta që i dha futbollistit në fushë, duke e përdorur rrallë nga minuta e parë, pavarësisht se impakti i tij ishte shpesh pozitiv, me gola, asistime e raste për gol që krijonte.
Konfirmimi i Contes në bankinë ka komplikuar pozitat e Eriksen në skuadër, pasi danezi vështirë se do të pranonte një tjetër sezon duke u nisur nga bankina dhe për këtë arsye drejtuesit e Interit po mendojnë shitjen e tij gjatë muajit shtator.
Kostoja e Eriksen mes çmimit të kartonit dhe pagesave të bonuseve ka qenë rreth 27.5 milionë euro për milanezët, që janë gati të heqin dorë nga fantazisti danez, nëse ju vjen një ofertë prej të paktën 50 milionë eurosh.