Interi pa fitore për katër ndeshje radhazi në Serie A, barazon në shtëpi me Lazion
Interi nuk ka mundur të fitojë në shtëpi ndaj Lazios pasi ka barazuar me rezultat 0-0 dhe ka quar në katër serinë e ndeshjeve pa fitore në Serie A.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me të dyja skuadrat që patën rastet e veta për gol, por nuk patën fatin e duhur për ta gjetur atë.
Rastet më të mira ishin ato të Ivan Perisic (30′), ku nga afërsia u ndal nga portieri shqiptar, Thomas Strakosha dhe ai i Luis Albertos (45′) që u ndal nga shtylla.
Pjesa e dytë, nisi më mirë për vendasit që rrezikuan në minutën e 57-të, por edhe kësaj radhe në vend ishte Strakosha.
Në vazhdimin e lojës, Lazio filloi të marr veten dhe të krijoj rastet e veta, ku disa herë u shfaq rrezikshëm duke qenë edhe afër golit të epërsisë me anë të Felipe Anderson (74′).Deri në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat u munduan të gjejnë golin me disa gjysmë-raste, por dështuan dhe ndeshja pas 90 minutave përfundoi ashtu siç nisi, pa gola 0-0.
Pas këtij barazimi, Interi mbetet në pozitën e tretë me 41 pikë, teksa Lazio dy pozita më poshtë me 37 pikë të mbledhura.
Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët udhëtojnë drejt Fiorentinas, ndërsa Lazio udhëton tek skuadra e SPAL-it. /Telegrafi/