
Interi pas Hysajt
21 janar 2019
| 13:50
Skuadra e Interit është duke u interesuar për lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysajt.
E përditshmes sportive “Tuttosport”, raporton se futbollisti nga Shkodra po shihet nga drejtuesit e Interit si një zëvendësues i Sime Vrsajlko.
Mbrojtësi kroat është i huazuar nga Atletico Madrid, por Interi nuk është i kënaqur me atë që ka treguar nënkampioni i botës, prandaj e dëshiron mbrojtësin shqiptar Hysaj.
/Epoka e re/