Interi po e monitoron Kumbullën
Marash Kumbulla është një nga mbrojtësit më të talentuar në Serinë A dhe këtë edicion ka shkëlqyer. Falë paraqitjeve të tij të mira edhe Verona ka marrë rezultate të shkëlqyeshme në këtë fillim edicioni, duke qenë mbrojtja e dytë më e mirë në Serinë A pas asaj të Juventusit.
Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani pa dyshim që kanë meritat më të mëdha për këtë ecuri fantastike të Veronës. E për mbrojtësin e talentuar të Kombëtares së Shqipërisë interesim ka shfaqur Interi që prej kohësh është duke e ndjekur. Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i lojtarit Giani Vitale.
“Po, Interi po e monitoron Kumbullën. Klubi zikaltër është gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj profileve të rinj që bien në sy në elitë dhe në të gjithë kampionatet e tjerë. Në këtë çast nuk flitet për negociata të hapura mes Interit dhe Veronës”, ka thënë Vitale për mediet italiane.