Interi prezanton logon e re: Emri im është historia ime

30 mars 2021 | 11:26

Interi ka prezantuar logon e re të klubit, e cila do të vendoset në fanellën e sezonit të ardhshëm. Megjithatë tifozët do të jenë në gjendje ta shohin atë në fanellat e stërvitjes para ndeshjes së radhës.

Prezantimi i logos në këtë moment të vështirë financiar për klubin është sinjal nga Suning se ata duan të vazhdojnë me financimin e klubit.

Është një logo më e thjeshtë, përmban vetëm shkronjat I dhe M, pasi nga sezoni i ardhshëm klubi do të quhet Inter Milano dhe jo Football Club Internazionale Milano, siç quhej deri më sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku i ka reaguar…