Interi refuzon ofertën e Chelseat për Lukakun

04 gusht 2021 | 10:11

Chelsea kërkon të rikthejë Romelu Lukakun në “Stamford Brige”.

Sulmuesi belg është kthyer në objektivin kryesor të Kampionëve të Evropës, që dëshirojnë një sulmues të fuqishëm.

Blutë e Londrës kërkojnë të përfitojnë nga situata e vështirë financiare e Interit. Klubi londinez ka prezantuar deri më tani një ofertë prej 100 milionë eurosh, e cila është refuzuar nga zikaltërit. Chelsea tentoi edhe njëherë duke shtuar në ofertë edhe Marcos Alonson, por sërish hasën në refuzimin e Interit.

Tashmë skuadra e Tuchel mund të mendojë edhe për një alternativë, teksa mund të bëhen edhe oferta për Harry kane apo Erling Haaland, dy pista shumë të vështira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person…