Interi refuzon ofertën e Unitedit për Onanën

06 korrik 2023 | 13:34

Manchester United ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për të fituar shërbimet e portierit kamerunas, Andre Onana, por Interi e ka refuzuar duke theksuar se duhen 60 milionë euro.

“Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport” pretendojnë se “Djajtë e Kuq” kanë bërë një ofertë prej 40-45 milionë euro për të firmosur me portierin e njohur.

Interi ka vendosur që të mos pranojë më pak se 60 milionë euro për Andre Onana. Unitedi ka 15 ditë kohë për të bindur zikaltërit, pasi Interi ka bërë të qartë se pas datës 20 korrik, nuk do të dëgjojë më ofertat për portierin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se para 25…