Interi rikthehen portierin veteran pas 17 vitesh

25 qershor 2021 | 17:21

Alex Cordas rikthehet tek Interi. Portieri 38-vjeçar ka nënshkruar dhe do të jetë pjesë e kampionëve të Italisë, si një alternativë për portën.

Cordas është i lidhur me Interin, pasi në vitin 1999 u bashkua për herë të parë me moshat e klubit nga Milani, duke fituar pas tre vitesh edhe Kupën Viareggio 2002 dhe titullin kampion, duke qenë shok skuadre me Obafemi Martins dhe Goran Pandev.

Ai debutoi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit, në vitin 2004. Ajo ishte ndeshja e parë dhe e vetme me fanellën zikaltër, ndërkohë që e vazhdoi karrierën në ekipe si Spezia, Acireale, Pizzighettone, Treviso, Lugano, Cittadella, Gorica, Parma dhe së fundmi Crotone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 frikëson “Euro 2020”. 86 tifozë nga Finlanda që shkuan…