Interi rimerr vendin e dytë
18 shkurt 2023
| 23:02
Interi rikthehet te fitoret pas ndalesës ndaj Sampdorias, duke marrë një sukses 3-1 ndaj Udineses. Skuadra zikaltër do të kalonte në avantazh që në minutën e 20-të me Lukakun që ktheu në gol një penallti të fituar nga Dumfries.
Udinese ndërkohë ju kundërpërgjigj Interit në fundin e pjesës së parë duke shkuar në baraspeshë në dhomat e zhveshjes pas një super goli të Lovric. Në pjesën e dytë Mkhitaryan do të rikthente Interin në avantazh duke kompletuar një ndeshje shumë të mirë.
Më pas në fundin e kohës së rregullt, Lautaro Martinez vulosi shifrat dhe i dha qetësinë e nevojshme Inzaghit. Interi ruan vendin e dytë me 47 pikë, 3 më shumë se Milani.