Interi rrëmben Calhanoglun nga Milani
22 qershor 2021
| 11:12
Kanë mbetur edhe disa detaje për t’u sistemuar, por mediat italiane e quajnë të kryer: Calhanoglu do të jetë lojtar i Interit.
Sipas mediave italiane, futbollisti turk do t’u nënshtrohet të martën vizitave mjekësore dhe do të lidhë një kontratë me Interin për tre vjet, ku do të përfitojë në total 15 milionë euro plus bonuse. Mesfushorit i përfundon kontrata me Milanin dhe Interi ka siguruar shërbimet e tij pa shpenzuar as edhe një cent nga operacioni.