Interi shkatërroi Salernitanan

04 mars 2022 | 22:46

Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore (dy humbjeve e dy barazimeve), skuadra e Interit është rikthyer te fitorja në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi fitoi bindshëm sonte ndaj Salernitanas, për t’u rikthyer sërish në pozitën e parë në tabelë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Guiseppe Meazza”, ka përfunduar me rezultatin 5-0.

Lautaro Martinez shkëlqeu sonte duke shënuar het-trik. Argjentinasi realizoi në minutat 22, 40 dhe 56.

Edhe Edin Dzeko regjistroi një paraqitje të mirë sonte, duke shënuar dy golat tjerë për “Nerazzurrët”.

Sulmuesi boshnjak u shënua në listën e golashënuesve në minutat 65 dhe 69.

Interi pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe është lider në Serie A, me një pikë më shumë se Napoli e Milani, që ndajnë pozitat dy dhe tre.

Kurse, Salernitana mbetet në pozitën e fundit (20) me 15 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë se kanë informacione…