Interi shmang humbjen, Reali perfekt në Ligën e Kampionëve
Champions League zhvilloi sonte disa ndeshje të xhiros së pestë të grupeve.
Në grupin D, Interi i kualifikuar (11 pikë) u duk sikur kishte ardhur thjeshtë për shëtitje në Portugali. Një barazim 3-3 me Benficën, në një sfidë ku skuadra nga Milano ishte në disavantazh të 3 golave. Ish-i i zikaltërve Joao Mario ishte i papërmbajtshëm, duke kompletuar hatt-trick për 35 minuta lojë. Goli i dytë i pësuar nga skuadra e Inzaghit, erdhi pas një gabimi të Asllanit. Interi u zgjua në pjesën e dytë, duke ngushtuar llogaritë me Arnautovic dhe Frattesi, përpara se Sanchez të barazonte shifrat. Në takimin tjetër, barazim pa gola mes Salzburg dhe Sociedad.
Në grupin B, Arsenali vulos vendin e parë në grupin B, pas suksesit të thellë 6-0 ndaj Lens. Gooners shkojnë në kuotën e 12 pikëve, 4 më shumë se PSV.
Në grupin A, Bayerni i shkëputur me 13 pikë nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Copenhagen.
Në grupin C, Real Madrid vazhdon perfeksionin, teksa sonte mundi 4-2 Napolin në shtpëi. Një sukses që bën që Los Blancos të jenë në krye me 15 pikë, ndërsa napoletanët janë në vendin e dytë me 7 pikë.