Interi shpreh interesim për sulmuesin Haller
16 mars 2022
| 13:37
Interi po punon që tani për merkaton e verës, ku reparti i sulmit nuk jep garanci duke parë moshën e madhe të Edin Dzeko.
Për këtë arsye zikaltërit kanë hedhur sytë tek një sulmues, i cili ka qenë i papërmbajtshëm këtë sezon. Fjala është për bomberin e Ajaxit, Sebastien Haller. Sipas mediave italiane, 27-vjeçari ka dhënë aprovimin e tij për këtë lëvizje, por më parë duhen bindur “Harkëtarët”, të cilët duan të përfitojnë sa më shumë nga ai.
Prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ka pasur një takim me agjentin e lojtarit, por që pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të tjera. Këtë vit ai ka shënuar 19 gola në kampionat dhe 11 në Ligën e Kampionëve.