Interi synon fitoren e radhës në udhëtim te Sampdoria, ja formacionet zyrtare

12 shtator 2021 | 11:43

Sampdoria dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës

Nerazzurrët janë mysafir të klubit gjenovez në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 12:30 në stadiumin Luigi Ferraris.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen nga një seri pozitive prej dy fitoresh dhe synon fitoren e radhës në kampionat.

Në anën tjetër, vendasit nuk e kanë nisur mirë me një humbje dhe një barazim, por synojnë rezultat pozitiv ndaj kampionëve aktual.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

SampdoriaAudero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Silva, Thorsby, Damsgaard; Caputo, Quagliarella

InterHandanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së për komunën e Deçanit,…