Interi triumfon ndaj Lazios
Interi e ka fituar ndeshjen kundër Lazios, në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit italian.
“Neurazzurët” triumfuan 2:1 ndaj kryeqytetasve falë golave të shënuar nga mbrojtësit.
Alessandro Bastoni hapi llogarinë në minutën e 30-të të takimit kur kaloi vendasit në epërsi.
Avantazhi i “zikaltërve” zgjati vetëm pesë minuta, pasi Immobile barazoi shifrat, rezultat me të cilin u mbyllën 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 67-të në skenë doli mbrojtësi tjetër, Milan Skriniar që shënoi golin e fitores për Interin.
Vlen të theksohet se për Lazion u paraqitën nga minuta e parë portieri, Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj, por që ky i fundit u zëvendësua në minutën e 81-të.
Me këtë fitore, Interi rikthehet në pozitën e parë me 49 pikë, një më shumë se Milani që ka një lojë më shumë.
Ndërsa Lazio bie në pozitën e tetë me 32 pikë.