Interi triumfon ndaj Torinos, Roma mposhtet nga Parma

14 mars 2021 | 17:05

Interi ka arritur të marr tri pikë të rëndësishme në udhëtim te Torino duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1.

Në këtë takim i pazëvendësueshëm ishte edhe mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me zikaltërit të cilët kishin disa mundësi të cilat nuk arritën t’i konkretizonin.

Në pjesën e dytë zikaltërit gjetën golin. Në minutën e 61-të Lautaro Martinez, u pengua brenda zonës dhe gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Romelu Lukaku për 1:0.

Por vendasit barazuan në minutën e Antonio Sanabria në minutën e 70-të për 1:1.

Pas këtij goli të pësuar zikaltërit përqendruan të gjitha forcat në fazën e sulmit. Në minutën e 85-të Martinez shënoi një gol të bukur me kokë për 2:1. Me ktë fitore Interi është në pozitën e parë me 65 pikë ndërsa Torino në vendin e 18 me 20 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbarëvajtja e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, është vlerësuar lartë nga…