Interi shpëton nga humbja

06 nëntor 2018 | 22:57

Mauro Icardi ia ka siguruar një pikë Interit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi me golin e tij në minutën e 87 ka mbajtur gjallë shpresën për të siguruar kalimin tutje në garën evropiane.

Barça që dominoi në tërësi takimin e zhvilluar në San Siro kaloi në epërsi me golin e Malcom në minutën e 83, por argjentinasi katër minuta më vonë siguroi një pikë që e mban Interin në pozitën e dytë me shtatë pikë, tre më shumë se Tottenhami me të cilin do të përballet xhiron e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar, njëherit sekretar i përgjithshëm i Nisma…