INTERPOL-i i kërkon informacione Kinës për presidentin e zhdukur
Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL thotë se i ka kërkuar informacione autoriteteve kineze për presidentin e kësaj agjencie, Meng Hongwei, i cili u raportua i zhdukur gjatë një udhëtimi në shtetin e tij të origjinës, Kinë.
Në një deklaratë të lëshuar sot, INTERPOL thotë se “pret një përgjigje zyrtare nga autoritetet e Kinës për të adresuar shqetësimet rreth mirëqenies së presidentit”.
INTERPOL po ashtu tha se ka përdorur kanalet e zbatimit të ligjit për të paraqitur kërkesën për informacione lidhur me statusin e Meng.
Gruaja e Meng thotë se nuk ka dëgjuar asnjë lajm nga ai që prej se ai udhëtoi nga Lioni drejt Kinës në muajin shtator. Franca ka nisur një hetim për këtë rast. Autoritetet franceze thonë se presidenti i INTERPOL-it kishe udhëtuar me avion dhe avioni me të cilin ai po udhëtonte ka arritur në Kinë, por ende nuk di për vendndodhjen e 64-vjeçarit.
Meng është gjithashtu zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë.