INTERPOL-i shpall në kërkim edhe ish-shefin e Njësisë Speciale në veri

07 dhjetor 2023 | 19:29

Përveç Millan Radoiçiqit, edhe ish-shefi i Njësisë Speciale në veri, Uglesha Jarediq është në mesin e personave të shpallur në kërkim nga INTERPOL-i për sulmin terrorist kundër sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës.

Lajmin e  ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes. Enver Dugolli,  njëherësh nënkryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës në një postim në Facebook.

“Ky ishte integrimi i serbëve në veri që pretendohej që arriti marrëveshja e 2013-tës!! Pra, janë paguar me taksat e qytetarëve tanë ndërsa kanë punuar kundër Republikës së Kosovës dhe në dobi të Serbisë. I tillë ishte/është edhe ish polici Uglesha Jarediq”, ka shkruar tutje Dugolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Afrim Kasolli Që pas publikimit të rezultatit të testit…