
Interpoli, ushtria dhe liberalizimi, janë sfidat e Kosovës
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” me kryeministrin Ramush Haradinaj, pas kthimit të tij nga vizita në ShBA.
Nitaj ka shkruar se tani sfidat e radhës të Kosovës janë; Interpoli, ushtria dhe liberalizimi i vizave.
“Në kafen e parë në fundin e javës me kryeministrin Haradinaj, pas vizitës në SHBA. Ai plot besim se Kosova është në rrugën e duhur që bashkë me partnerët strategjikë të përmbyllë procesin e shtetndërtimit dhe të hapë kapitullin e integrimit në BE dhe në strukturat euro-atlantike! Ne të inkurajuar me qartësinë e tij dhe me miqtë e Kosovës! Interpoli, Ushtria dhe liberalizimi i vizave, janë sfidat e radhës! Sa shumë punë është bërë! Ju lumtë kryeministër!”, ka shkruar Nitaj.
/Epoka e re/