Intervista me shkrim e kandidatëve për gjyqtarë të Kushtetueses do të mbahet më 29 mars
14 mars 2022
| 11:13
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese është mbledhur sot për të shqyrtuar nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe ligj.
Komisioni i posaçëm, i kryesuar nga deputeti Adnan Rrustemi (i autorizuar nga kryetari i Kuvendit), pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve të kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, vlerësoi të gjitha nominimet, 13 sosh, i plotësojnë kushtet e parapara.
Komisioni vendosi që pas shqyrtimit të aplikacioneve, të fillohet me fazën e parë të intervistimit.
Intervista me shkrim u caktua të mbahet më 29 mars 2022 në orën 10:30.