INTERVISTA NË SPEKTRIN E LITERATURËS ARTIT DHE GAZETARISË

26 gusht 2024 | 17:22

 

Libri i ri: INTERVISTA NË SPEKTRIN E LITERATURËS ARTIT DHE GAZETARISË vjen me një gamë të gjerë, të larmishme dhe të pasur intelektualësh nga e gjithë bota. Çdonjëri nga të intervistuarit, shumica e të cilëve janë jo vetëm letrarë apo artistë por edhe editorë e gazetarë, paraqesin në këto intervista, në spektrin e brendësisë së tyre, vetëdijen kolosale, pa paragjykime apo neglizhime, për t’u dhënë lexuesve një vizion po aq konkret sa edhe real, pa ndërlikime apo ndikime të jashtme.

“Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”, ka thënë Nelson Mandela, dhe është pikërisht ky kyçi i suksesit të poetëve, shkrimtarëve, piktorëve, muzikantëve, sportistëve etjer… ai i rimëkëmbëmjes edhe pse me gjunjë të copëtuar, me duar të atrofizuar, me sy të verbuar, me gojë memece, me veshë të shurdhër, me gjymtim fizik por jo psikologjik dhe intelektual.

Është me të vërtetë intigrues, por, po edhe aq magjepsës “imazhi i pastër” i ndjenjave dhe emocioneve të shpirtit të tyre, jo si mirazh apo iluzion, por si fakt, vërtetësi dhe vendosmëri, me hapat e matur që hedhin dhe kapërcejnë drejt rrugëtimit të bukur por edhe po aq të vështirë, për të arritur drejt e në zemrën e lexuesve dhe artdashësve, me penën apo kanavacën e tyre, me vargjet apo bojrat kudo dhe kurdo ndodhen.

Mjafton një letër e bardhë dhe brenda pak sekondave, nën muzën plot intensitet, në të, çdo gjë fillon e merr ngjyrë dhe formë, rilind dhe lulëzon me frymën e vetë Jetës por, dhe mbi të gjitha, konceptohet, realizohet dhe shpirtëzohet Gjithësia universale.

“Armiku më i keq në krijimtari është mungesa e vetëbesimit”, ka shkruar kohë më parë poetja e njohur amerikane Sylvia Plath, ja pse
secili autor, artist dhe gazetar, vë dhe nxjerr në pah me vetëbesim të plotë dhe mjeshtëri abstraktin e natyrës, dimensionin e madh dhe të pallogaritshëm të ekzistencës së natyrës, kundërshtimin, aprovimin apo mohimin e “vegimit” e të qenurit VETVETJA.

(Nga Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati. ka…