Intervistimi në Prokurorinë Speciale, opozita kërkon dorëheqjen eHajdarit, ministrja: Këtë e vendos vetëm Kurti

19 prill 2024 | 16:45

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka pyetur ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari se a është intervistuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.

Në Komisionin për Integrime Evropiane, ministrja Hajdari gjatë raportimit të saj nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen e deputetes së LDK-së me arsyetimin se Krasniqi nuk është prokurore.

Krasniqi është përgjigjur duke thënë se “prokurore nuk jam, por kryetare e komisionit dhe kam të drejtë të bëj të tilla pyetje”.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se po të ishte në vendin e ministres Hajdari do të kishte dhënë dorëheqje.

“Pse nuk po jepni dorëheqje Zonja Hajdari, nuk duhet të ishit sot këtu, kur keni me ofruar dorëheqje”, ka thënë Deliu-Kodra.

Por, pyetjeve të tilla, ministrja Hajdari u është përgjigjur duke thënë se për dorëheqjen e saj vendos vetëm kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë debat ka pasur ndërhyrje edhe nga deputetët e LV-së.

Driton Hyseni nga LV-ja ka thënë se duhet të marrin fjalën me rend dhe jo të ketë ndërhyrje me pyetje të tilla gjatë raportimit të ministres.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 20.04.2024 Punime të…