Intervistohen të dyshuarit që sulmuan me vezë Albin Kurtin në Skenderaj

03 shkurt 2021 | 13:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar disa të dyshuar që kanë gjuajtur me vezë dhe gurë në drejtim të Albin Kurtit, në Skenderaj.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje kishte qëndruar të hënën në Skenderaj, ku ishte pritur edhe me brohoritma “UÇK-UÇK”, “Thaçi-Thaçi”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është fyer dhe sulmuar me gjësende nga disa persona. Njësia policore ka identifikuar dhe intervistuar të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Tiranës, Refik Halili është infektuar me Covid-19. Kreu…