Inva Mula dhe Lule Elezi magjepsën publikun në ditët shqiptare në Slloveni
25 nëntor 2018
| 19:18
Të dyja me të kuqe, sopranoja Inva Mula dhe pianistja Lule Elezi, në mbrëmjen e së shtunës janë ngjitur në skenën e Katedrales në Kopër të Sllovenisë, të cilat janë prezantuar me një program të përzgjedhur për Ditët Shqiptare në Slloveni, shkruan “KultPlus”.
Me vepra të kompozitorëve botëror, por edhe atyre shqiptarë, dy artistet shqiptare për rreth një orë kanë paraqitur perla të muzikës të kompozitorëve si: Dy Ave Maria nga Giulio Caccini dhe Franz Schubert, pastaj vepra nga Giacomo Puccini, Palok Kurtaj, Avni Mula.
Ky koncert që ka mbledhur shumë të pranishëm për të shijuar këtë mbrëmje koncertale, është përcjellë edhe nga Pëllumb Qazimi, ambasador i Shqipërisë në Slloveni, sikurse edhe zëvendës ambasadorja e Kosovës në Slloveni.