Investime gjysmëmilionëshe për sigurimin e ujit të pijes në Kamenicë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se po bëhet sigurimi i ujit të pijshëm në qytet dhe në fshatrat si: Hodonoc, Muçivërc, Dajkoc dhe Karaçevë e Epërme.
Sipas kryetarit Rahimaj, qytetarët e Kamenicës më nuk kanë nevojë të bëjnë zgjidhje individuale për ujë të pijshëm sepse me projektin në vlerë prej 560 mjë euro po bëhen investimet në:
Hapjen e puseve të reja për qytetin, duke shtuar kapacitetet për 6 litra në sekond, në vlerë prej 50,000 euro. Po investohen 170,000 euro për kyçjet individuale në ujësjellës për fshatrat Hodonoc, Muçivërc dhe Dajkoc.
Në Karaçevën e Epërme së shpejti do të investohen 340,000 euro për rrjetin e ujësjellësit.
Rahimaj po ashtu ka falënderuar KRU “Hidromorava” për kontributin dhe bashkëpunimin.