Investimet gjermane në Ujësjellësin e Prishtinës
Për nderë të 20-të vjetorit të bashkëpunimit gjermano-kosovar, përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) , GIZ-i dhe gazetarë të mediave të shkruara dhe elektronike të Republikës së Kosovës vizituan investimet e Qeverisë Gjermane në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a.
Vizitat u realizuan në fabrikën e trajtimit të ujit në “Shkabaj” dhe “Badoc”.
Vlen të theksohet se, falë investimeve të tyre në sektorin e ujërave /në KRU “Prishtina” sh.a. dhe atë në tre faza ( I, II dhe III), sot qytetarët/konsumatorët tanë kanë shërbime më cilësore me ujë të pijshëm si për nga kualiteti ashtu edhe furnizimi 24 h pa ndërprerë.
Ujësjellësi “Prishtina” ka falënderuar qeverinë gjermane, Bankën Gjermane për Zhvillim (KFW), GIZ-in dhe të gjithë gazetarët e mediave kosovare e më gjerë për kontributin e tyre të pamohueshëm në sektorin e ujërave në Republikën e Kosovës.
/Epoka e re/