Investimi 1 miliard dollarësh që po planifikon dhëndri i Trumpit në Shqipëri
Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është në diskutime të avancuara tashmë për tri prona të investimit në Ballkan, që sipas mediumit të njohur “Bloomberg”, mund ta tejkalojë vlerën prej një miliard dollarëve.
Kompania “Affinity Partners”, e themeluar nga Kushner, planifikon të transformojë ishullin e Sazanit në Shqipëri, në zonën që më herët ka qenë bazë ushtarake. Transformimi pritet të bëhet në një eko-resort luksoz, ka thënë Kushner në një intervistë për mediumin.
Kompania pritet të zhvillojë edhe Zvërnecin, po ashtu në Shqipëri, një rajon ky me plazhe të bukura e me rërë të bardhë. Kompania planifikon të ndërtoje disa resorte të mëdha në këtë zonë, me rreth 10 mijë njësi vilash e dhomave hotelesh.
“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë kudo në botë.” – ka thënë ai.
Duke hulumtuar me miqtë e tij, Ric Grenell, ish-emisarin amerikan për dialogun, dhe Asher Abehsera, Kushner është tërhequr nga një prej zonave turistike me rritjen me të shpejt në botë. Veç kësaj, “Bloomberg” thekson që Ksamili renditet si një prej destinacioneve kryesore globale në AirBnb.
Ndërkohë, siç raportohet, një plan i dytë ekziston edhe për Beogradin. Aty po ashtu, dhëndri i Trumpit planifikon të ndërtojë një hotel luksoz dhe një muze, në zonar e shkatërruara nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999.
Ndryshe, Kushner përveç biznesmen, është edhe dhëndrri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ka shërbyer si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë gjatë periudhës sa ai ishte në pushtet.
Pasi u largua nga puna e tij në administratën amerikane, Kushner ka themeluar kompaninë “Affinity”, e cila raportohet të ketë asete në vlerë të 3.1 miliard dollarëve.