Investitori nga Anglia proteston para Kuvendit, kërkon drejtësi

06 qershor 2018 | 14:52

Fatmir Ibrahimi nga komuna e Lipjanit, i cili që 25 vite jeton në mërgim, ka protestuar të mërkurën  i vetëm para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës lidhur me padrejtësitë që po u bëhen investuesve në Kosovë.

Ai në një prononcim për gazetën “Epoka e re”, ka treguar për problemet që i janë shfaqur pas blerjes së një lokali në Lipjan, ku një uzurpator nuk e ka lënë për të operuar më tutje. “Që 25 vite jetoj në perëndim. 20 vite kam jetuar në Angli dhe pesë vite në Gjermani. Kam blerë një lokal në Lipjan dhe kam investuar në të, mirëpo një uzurpator nuk na ka lënë të operojmë. Unë kam marrë leje të protestojë, në mënyrë që t’ua bëjë me dije institucioneve se çfarë po ndodhë. Mirëpo, nëse institucionet përgjegjëse nuk bëjnë atë që duhet do ta marrë drejtësinë vet në dorë”, ka thënë Ibrahimi.

Po ashtu, ai ka treguar se vetëm shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka shkuar të bisedoj më të. “Vetëm Glauk Konjufca u afrua, kurse Ismet Beqiri mezi u afrua duke e lutur që të ndalet dhe të dëgjoj për çfarë jam duke protestuar”, ka thënë Ibrahimi.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka thënë…