Investohen 7 milionë euro në përpunimin e kontejnerëve, synohet hapja e vendeve të punës
Të premten është përuruar fabrika “GAMP”, e cila është në partneritet me kompanitë kosovare-gjermane, e cila do të prodhojë kontejnerë dhe me përpunimin e metalit, xhamit, aluminit dhe plastikës, raporton Ekonomia Online.
Për hapjen e kësaj fabrike, folën pronari i saj, Valon Vataj e kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
Ky i fundit, tha se Suhareka ndihet krenar me Valon Vatajn.
“Valoni është një djalë nga komuna e Suharekës që po bënë investime gjigande. Më vjen mirë që ka bërë një investim shtatë milionësh dhe që po krijon vende të reja të punës”.
Valon Vataj, ndër investitorët e kësaj fabrike, ka treguar se çka do i ofrojë kompania e tij tregut kosovar, teksa flet edhe për bashkëpunimin e tij me investitorë gjermanë.
“Kompania GAMP ka filluar si rezultat i bashkëpunimit të mirë që e kemi pasur paraprakisht me Brahim Jahaj i cili është afarist në shtetin gjerman. Ka qenë si ide që të fillojmë një prodhim unik. 99 për qind e këtij prodhimi do destinohet për treg ndërkombëtar”, u shpreh ai.
E lumtur me suksesin e Valonit u shpreh bashkëshortja e tij, këngëtarja Albin Kelmendi. Ajo tha se investimi që është bërë synon ta ulë ikjen e të rinjve nga Kosova.