Investoi në prona dhe u bë milionere që 19 vjeçe, e reja zbulon koleksionin super luksoz të makinave (FOTO)
Një vajzë, e cila nisi që të investonte në prona në një moshë të re, tani ka një pasuri prej miliona dhe nuk ngurron që të ekspozojë jetën luksoze në internet.
Linsey Donovan ishte 19 vjeç kur u bë milionere dhe që atëherë ka vendosur që ta trajtojë veten me gjërat më të bukura në jetë. Ajo nisi që të blejë shtëpi katër vjet më parë dhe tani ka shtatë prona.
Ylli i “Instagram”-it thuhet se ka një pasuri prej 6 milionë paund, por nuk janë vetëm shtëpitë investimi i saj.
23-vjeçarja gjithashtu pëlqen shumë makinat dhe e para që bleu ishte një Mercedes-AMG S 65 Convertible. Modeli i ri S 65 kushtoi rreth 250,000 £ kur ishte në shitje në SHBA dhe përmban një motor të madh 6.0 litra V12 me 600 kuaj fuqi.
Por jo vetëm kaq, pasi e reja ka edhe makina të tjera po luksoze dhe super të shtrenjta. Koleksioni i saj i mjeteve vlen mbi 300 mijë paund.