Inxhinierët e ushtrisë izraelite hedhin në erë tunelet e terroristëve të Hamasit
09 nëntor 2023
| 08:41
Trupat izraelite, përkatësisht këmbësoria e futur në zemër të qytetit të Gazës, kanë filluar të publikojnë pamje nga aksionet.
Në postimin e fundit, IDF-ja izraelite ka njoftuar se ka hedhur në erë tunelet nëntokësore, që teroristët e Hamasit i përdornin për t’u fshehur dhe për ta sulmuar ushtrinë izraelite.
Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, ka shpërndarë pamjet duke thënë se inxhinierët e ushtrisë izraelite kanë shkatërruar infrastrukturën e Hamasit, duke hedhur në erë me eksplozivë hyrjet e tuneleve.