![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/IMG_20210202_180729.jpg)
Inxhinierja e vetme që synon ulësen e deputetes
Kaltrinë Demiri, kandidatja për deputete, e cila në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës mban numrin 66, është inxhinierja e vetme e Ndërtimtarisë në drejtimin e Hidros, e diplomuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Poashtu, është e vetmja femër, e cila është duke punuar në projektin e Spitalit të Pediatrisë, i cili në kuadër të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë që është në ndërtim e sipër.
Vlenë të theksohet se Kaltrina përkrah studimeve ka nisur paralelisht edhe të punoj në profesionin e inxhinieres, derisa ekspertiza e saj mbi dhjetëvjeçare, përfshinë projektimin, menaxhimin dhe koordinimin e projekteve ndërtimore.
Kaltrinë Demiri është nga komuna e Lipjanit. Ajo meriton të përkrahet si në aspektin profesional, po ashtu edhe në përkushtimin e saj dhe familjes në aktivitetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.