Inzaghi: Courtoisi ishte i pamposhtur, jam i sigurt për kualifikim  

16 shtator 2021 | 13:06

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur për ndeshjen që skuadra e tij e humbi nga Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Inzaghi ka thënë se skuadra e Interit është dashur të përqendrohet me shumë në minutat e fundit, derisa fajtor për mos shënimin e golave nga futbollistët e tij e bën portierin Courtois, i cili pati paraqitje shumë të mirë.

“Duhej t’i kushtonim më shumë vëmendje, kishte mbetur akoma edhe një minutë. Na vjen keq, sepse e gjej veten duke komentuar një disfatë, pas një paraqitjeje të tillë. Por ne duhet të shikojmë përpara, të mendojmë se si luajtëm kundër një ekipi si Real Madridi. Gjetëm një portier i cili ishte vërtet e vështirë për t’i shënuar. Është e qartë se kurrë nuk duhet të ulet përqendrimi ndaj tyre, por duke luajtur kështu jam i sigurt për kualifikimin”, ka thënë Inzaghi.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj,…