Inzaghi: Dëshirojmë ta mbrojmë këtë trofe

17 janar 2023 | 16:45

Derbi i “Madonnina”-s s’postohet në Riad, aty ku të mërkurën do të luhet finalja e Superkupës së Italisë. Inter – Milan premtojnë maksimumin. Ky është një trofe që dëshirojnë ta fitojnë. Për zikaltrit është një mundësi për t’u hakmarrë pas humbjes së pësuar në Serinë A.

“Derbin e fundit e humbëm në mënyrë të pamerituar. Ky është vijimi i sezonit të shkuar. Dëshirojmë ta mbrojmë këtë trofe. Lukaku? Të shohim. Nuk jemi të sigurt nëse do të jetë në fushë kundër Milanit, nëse nuk ia del, shpresojmë të jetë kundër Empolit. Nuk kam vendosur ende mbi formacionin”, ka thënë Simone Inzaghi, trajner i Interit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse po ankohesh se ky vit nuk ka filma të…