Inzaghi: Do të japim gjithçka për të shkruar në finale

05 prill 2023 | 13:45

Skuadra e Interit barazoi ndaj Juventusit (1-1), në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

Trajneri Simone Inzaghi vlerësoi performancën e skuadrës së tij, teksa premtoi maksimumin në ndeshjen e kthimit që do të luhet me 26 prill në “San Siro” për të arritur në finale të Kupës.

“Më pëlqeu reagimi i skuadrës. Djemtë zhvilluan një ndeshje të madhe në një fushë të vështirë. U përballëm me një skuadër që po rritet dita ditës. E kontrolluam pjesën më të madhe të ndeshjes, ishim ne ata që komanduam lojën. Djemtë më dhuruan përgjigjen që prisja. Do të japim gjithçka në sfidën e kthimit për të siguruar kualifikimin në finale”, ka thënë Inzaghi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prince Caffe gjithmonë ka qëndruar afër konsumatorëve të saj si…