Inzaghi: Do të provojmë gjithçka, ndaj Liverpool do të jetë e vështirë

07 mars 2022 | 17:31

Në konferencën për shtyp përpara sfidës së nesërme ndaj Liverpoolit për Champions League, Inzaghi ka shprehur mendimin e tij se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë por që do të provohet deri në minutën e fundit nga ekipi zikaltër.

“Rezultati po ndikon tek ne, ne luajtëm një lojë të shkëlqyer dhe rezultati ishte shumë penalizues për ne”, deklaroi trajneri në një konferencë për shtyp.

Do të jetë një ndeshje e vështirë nesër, por ne kemi një motivim të madh. Është e rëndësishme, do të thoja thelbësore, të shënosh një gol në pjesën e parë, por e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.

Ne e përgatitëm ndeshjen për tre ditë, djemtë janë të fokusuar. Ne përballemi me skuadrën më të mirë në Evropë. Ishte e mrekullueshme të luajmë ndeshjen e parë në Milano dhe jemi të vetëdijshëm se nesër do të jetë edhe më e vështirë.

“Interi nuk kishte arritur në këtë fazë të kompeticionit për shumë vite dhe ne e dinim se do të përballeshim me një skuadër më të mirë që do të ishte e dyta në fazën e grupeve. Ne bëmë më të mirën në ndeshjen e parë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë nesër”, ka shtuar më tej Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë të hënën ish-trajneri i Manchester Unitedit, Frank…