Inzaghi: Është vetëm fillimi, Lautaro lideri i këtij ekipi

04 shtator 2023 | 10:38

Skuadra e Interit regjistroi fitore fantastike ndaj Fiorentinës me rezultat 4-0 në “San Siro”.

Trajneri Simone Inzaghi, ka mbetur shumë i kënaqur nga skuadra e tij nga paraqitja dhe ndeshja e zhvilluar dhe ka deklaruar gjithashtu se Lautaro Martinez është lideri i madh i tyre.

“Kemi pasur tri ndeshje të shkëlqyera, djemtë punojnë mirë dhe me shpirt, për klubin dhe për tifozët. Këto janë shenja të shkëlqyera, por është vetëm fillimi. Doja që Thuram të gjente golin dhe ia doli. Jam i lumtur dhe ai bëri shumë mirë si të gjithë ata që luajtën, jam shumë i kënaqur. Duhet theksuar se Lautaro është një lider i madh”, ka thënë Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka njoftuar se…