Inzaghi falënderon publikisht Asllanin: Është një shembull i shkëlqyer  

05 mars 2024 | 12:41

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi e ka lavdëruar publikisht mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, pas fitores ndaj Genoas (2-1). Asllani ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

“Duhet ta lavdërojmë Asllanin, pasi ai pati tri ndeshje në javë dhe ka qenë kaq i çmuar për ne, duke u stërvitur në maksimumin e tij, edhe kur nuk luajti aq shumë. Unë dua ta lavdëroj publikisht Krisjanin. Ne kemi nevojë për të gjithë këtë sezon dhe ai është një shembull i shkëlqyer për këtë”, ka thënë Inzaghi.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diçka që di ajo të bëjë më së miri, është…